LAJME

Lajm

Det me ritme folklorike pushton Ballçikun

Premte, 18 Shtator 2026, 06:15

Det me ritme folklorike pushton Ballçikun

FOTO: BTA-arkiva

Madhësia e shkronjave

Nga 18 deri më 21 shtator, Ballçiku do të jetë mikpritës i edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Det me ritme”. Mbi 1000 interpretues nga Bullgaria dhe Rumania do ta mbushin qytetin bregdetar me ngjyra, këngë dhe valle, të organizuara nga shoqata “Për Ballçikun”.

Sot, festa folklorike do të nisë në orën 17:00 me një paradë shumëngjyrëshe nga sheshi “Ribarski” deri në sheshin “21 Shtatori”. Hapja zyrtare do të bëhet në orën 17:30, e ndjekur nga një koncert në orën 18:00.

Më 19 dhe 20 shtator, nga ora 10:30 deri në 17:30, përpara godinës së Bashkisë së Ballçikut do të zhvillohet programi i konkursit, ku do të marrin pjesë grupet folklorike. Më 21 shtator, në orën 9:30, do të zhvillohet parada përmbyllëse e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 10:00 do të nisë ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve dhe koncerti gala i fituesve.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello