Lajm
Presidentja do ta paraqesë në OKB çështjen e sigurisë në Detin e Zi
Premte 18 Shtator 2026 09:30
Premte, 18 Shtator 2026, 09:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova deklaroi për bTV se në fjalimin e saj para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të ngrejë çështjen e sigurisë në Detin e Zi:
“Tani kjo është një nga bastet më të mëdha për sigurinë e të gjithë Evropës. Dhe njëkohësisht, ne tashmë kemi probleme shumë të mëdha. Duke filluar nga kërcënimet – droni i fundit që ra ishte 40 kilometra larg plazheve, lundrimi i penguar, deri te fakti që kompanitë e sigurimeve tashmë nuk duan të sigurojnë anije që udhëtojnë në Detin e Zi. Mund të vijë një ditë kur të mos ketë më askënd që të mbërrijë në portet tona”, tha Jotova.
Kreu i shtetit do të marrë pjesë në javën e debatit të përgjithshëm, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga data 22 deri më 28 shtator në Nju Jork.
Ajo përmendi se Rusia ka filluar “pushtimin” para 5 vitesh, por theksoi se “ne kemi detyrën më të madhe që ta ndalim luftën me çdo kusht”. Dallimi kryesor me kundërshtarët e saj në zgjedhje, sipas presidentes, është bindja e saj se 'Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për paqe', duke përfshirë edhe paraqitjen e një propozimi se si duhet të duket marrëveshja e paqes.
Në pyetjen nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga territore, Jotova u përgjigj se “kjo është çështje negociatash”.
Duke komentuar fjalimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para Parlamentit Evropian, Jotova tha se kishte mbetur e shqetësuar nga propozimi për një 'këshill të ri sigurie', në të cilin, përveç vendeve anëtare të BE-së, të përfshihen edhe Kanadaja, Norvegjia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.
Shqetësimi i saj vjen nga fakti se 'ideja nuk ishte konsultuar paraprakisht me të gjitha shtetet e BE-së', por në parim Jotova do ta mbështeste atë.
Ajo shprehu kënaqësi që 'kryeministri Rumen Radev' u përmend në fjalim.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski