LAJME

Lajm

Në fund të javës së punës, trafiku i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

Premte, 18 Shtator 2026, 10:45

Në fund të javës së punës, trafiku i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i intensifikuar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në dalje të vendit, për automjetet e transportit të mallrave që hyjnë në Turqi, njofton Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të vendit drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë.

34 persona janë plagosur në 31 aksidente të rënda rrugore të ndodhura në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në aksidente kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa të plagosurit janë 481. Që nga fillimi i vitit, numri i personave që kanë humbur jetën në rrugë është 330, ndërsa të plagosurit janë 6058.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shuar 137 zjarre, njofton Drejtoria për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. 26 zjarre kanë shkaktuar dëme të drejtpërdrejta materiale, prej të cilëve 11 në ndërtesa banimi, 1 në një ndërtesë industriale, 6 në mjete transporti dhe 1 në një zonë pyjore.


Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski