Lajm
Nga janari 2027, në Bullgari do të montohen automjete elektrike
Premte 18 Shtator 2026 12:00
Premte, 18 Shtator 2026, 12:00
FOTO: dizzyriders.bg
Madhësia e shkronjave
Në Bullgari do të ketë përsëri një fabrikë për automjete kineze dhe ajo do të fillojë punën që në vitin 2027, njoftoi faqja e specializuar DizzyRiders.bg. Fabrika do të jetë pranë qytetit Loveç, përsëri në fshatin Bahovica, në ambientet ku vite më parë montoheshin modele të Great Wall Motor (GWM).
“Industria Automobilistike Bullgare” – partneri i gjigantit kinez GWM – njoftoi se baza në fshatin Bahovica do të përdoret për montimin e automjeteve elektrike dhe hibrideve të markës Great Wall.
Fillimisht do të prodhohet një model elektrik, ndërsa në një fazë të mëvonshme planifikohet që nga linjat e prodhimit të dalin edhe modele të tjera, përfshirë dy modele më të mëdha hibride plug-in. Automjeti i parë që do të dalë nga linja e prodhimit do të jetë versioni elektrik i modelit të ri Ora 05.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski