Qeveria heq akcizën për gazin dhe vendos “çekun e inflacionit” për karburantet

Premte, 18 Shtator 2026, 13:30

Qeveria heq akcizën për gazin dhe vendos “çekun e inflacionit” për karburantet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbi 550 000 bullgarë në nevojë, të cilët kanë të ardhura nën kufirin e varfërisë dhe përfitojnë nga ndihma sociale, do të marrin një herë, gjatë muajit tetor, një “çek inflacioni” prej 50 eurosh.  Shuma totale prej 30 milionë eurosh do t’i kompensojë përfituesit për çmimet e larta të karburanteve, njoftoi zëvendëskryeministri Aleksandër Pulev, transmeton BTA.

Për një periudhë prej 3 muajsh do të hiqet edhe akciza për propan-butanin. Masa, e cila kushton 15 milionë euro, do të çojë në uljen e çmimit, në mbështetje si të qytetarëve, ashtu edhe të industrisë, tha më tej Pulev.

Deri në këtë moment, nuk parashikohen masa për akcizat e benzinës dhe naftës. Ndihmë do të ketë gjithashtu për transportin ndërqytetës, transportin e nxënësve dhe Shërbimin e Urgjencës Mjekësore. Prodhuesit bujqësorë do të marrin mbështetje prej rreth 44 eurocentësh për litër karburant, tha ministri i Bujqësisë, Pllamen Abrovski.


Përpiloi: Ivan Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski