LAJME

Lajm

Shteti merr masa urgjente për mbrojtjen e objekteve strategjike dhe depove

Premte, 18 Shtator 2026, 15:30

Shteti merr masa urgjente për mbrojtjen e objekteve strategjike dhe depove

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Sigurisë pranë kryeministrit diskutoi gjendjen dhe sigurinë e objekteve strategjike në vend. Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, deklaroi se nevojitet financim për blerjen e sistemeve shtesë kundër dronëve. Gjithashtu nevojitet financim i posaçëm për sistemet e videomonitorimit dhe për modernizimin e sistemeve të sigurisë. Ai shtoi se janë përcaktuar masa për modernizimin e tyre.

Ministri i Brendshëm, Ivan Demerxhiev, shtoi se në takim u diskutua edhe siguria e objekteve të infrastrukturës kritike, si dhe mbrojtja e objekteve ku prodhohen dhe ruhen lëndë shpërthyese dhe municione.

Policia dhe shërbimet përkatëse do të inspektojnë objektet dhe do të japin udhëzime për rritjen e nivelit të mbrojtjes së tyre. Gjithashtu do të forcohen patrullimet e policisë pranë këtyre objekteve, shtoi ministri.


Përpiloi: Ivan Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski