LAJME

Lajm

MPB:

36 fluturime të Peevskit u paguan me fonde të devijuara

Premte, 18 Shtator 2026, 17:42

36 fluturime të Peevskit u paguan me fonde të devijuara

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Sipas informacionit të paraqitur në një konferencë për shtyp nga Ministri i Brendshëm, Ivan Demerxhiev, fonde nga tenderë publikë për barriera sigurie rrugore janë devijuar përmes një kompanie pa aktivitet real dhe janë përdorur për financimin e 36 fluturimeve, me vlerë mbi 5 milionë euro, të deputetit dhe liderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski. Të dhënat do t’i dërgohen prokurorisë dhe shërbimeve partnere për hetime të mëtejshme. 

Sipas Ministrisë së Brendshme, kompania që ka paguar fluturimet është në pronësi të babait të ambasadorit bullgar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përmes pronarëve të kompanive që kanë përfituar fonde për zëvendësimin e barrierave rrugore, është blerë edhe një avion i përdorur nga Peevski.

Kryeministri Rumen Radev kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme që të përgatisë procedurat për tërheqjen e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe deklaroi se prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë heqjen e imunitetit parlamentar të Peevskit.

Nga ana e tij, Deljan Peevski i mohoi akuzat dhe tha se posedon dokumente që dëshmojnë se fluturimet janë paguar prej tij dhe familjes së tij.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva