Lajm
Një bullgar fitoi çmimin e parë për fotografinë e Aurorës Boreale
Premte 18 Shtator 2026 18:11
Premte, 18 Shtator 2026, 18:11
FOTO: Radosllav Svirecov
Madhësia e shkronjave
Fotografi
dhe arkitekti bullgar Radosllav Svirecov, i cili që nga
viti 2025 jeton në Islandë, fitoi vendin e parë në kategorinë "Aurorat
Polare" në konkursin ndërkombëtar Astronomy Photographer of the Year 2026,
organizuar nga Observatori Mbretëror i Grinuiçit në Londër, njofton BTA.
Fotografia fituese e tij, “The Crown” (“Kurora”), u realizua pranë një kishe të vogël në Islandë në janar 2026, gjatë një stuhie të fuqishme gjeomagnetike, pak para mesnatës dhe larg ndriçimit të qyteteve.
“Qielli shkëlqente dhe peizazhi poshtë tij ndriçohej nga fuqia e Aurorës Boreale. Në disa momente, aurora ishte aq e fortë sa ndriçonte edhe tokën nën këmbët tona, duke e bërë gjithçka të dukej e bardhë, sikur nata të ishte zhdukur për pak çaste. Në momente të tilla ndiej vetëm mirënjohje, që kam qenë në vendin e duhur në kohën e duhur”, u shpreh fotografi.
Në vitin 2026, Svirecov fitoi gjithashtu finalen ndërkombëtare të EISA Maestro për fotografi të vetme me një pamje ajrore të realizuar në Vietnam.
Fotografitë e tij janë publikuar nga media të njohura si The Times, Forbes, The Guardian, PetaPixel dhe Bored Panda.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva