Lajm
“Bulgaria Air” renditet në një klasifikim prestigjioz ndërkombëtar
Hënë 21 Shtator 2026 08:46
Hënë, 21 Shtator 2026, 08:46
FOTO: air.bg
Madhësia e shkronjave
Transportuesi kombëtar “Bulgaria Air” është vlerësuar në Top 5 të linjave ajrore më të mira në Evropën Lindore në klasifikimin “World Airline Awards” të organizatës ndërkombëtare “Skytrax” për vitin 2026, njofton BTA.
Kompania kombëtare ajrore renditet në vendin e katërt në rajon, duke shënuar një ngjitje të konsiderueshme krahasuar me pozicionin e saj në vitin 2025.
Klasifikimi “World Airline Awards” bazohet në vlerësimet e pasagjerëve nga vende dhe tregje të ndryshme dhe përfshin elementët kryesorë të përvojës së përgjithshme të udhëtimit, si shërbimi në aeroport dhe në bord, komoditeti në kabinë, cilësia e shërbimeve të ofruara dhe qëndrimi i ekuipazhit.
Në pesëshen kryesuese të Evropës Lindore, vendin e parë e zë “airBaltic” nga Letonia, e ndjekur nga “Air Serbia”. Në vendin e tretë renditet kompania gjeorgjiane “Georgian Airways”, ndërsa pozita e pestë i takon transportuesit kombëtar rumun “TAROM”.
Në rang evropian, vendin e parë e mban “Turkish Airlines”, ndërsa në botë kryeson “Singapore Airlines”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva