Lajm
Kalimi i kamionëve drejt Turqisë është shumë i ngarkuar në kufi
Hënë 21 Shtator 2026 09:47
Hënë, 21 Shtator 2026, 09:47
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në fillim të javës, trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” për automjetet e rënda që udhëtojnë drejt Turqisë është jashtëzakonisht intensiv, njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare. Në pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi zhvillohet normalisht.
Tre persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur në 22 aksidente të rënda rrugore që kanë ndodhur në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit janë regjistruar 452 aksidente të rënda, me 25 viktima dhe 557 të plagosur.
Nga fillimi i vitit, në rrugët e vendit kanë humbur jetën 338 persona, ndërsa 4944 të tjerë janë plagosur. Krahasuar me vitin 2025, numri i viktimave është rritur me 27 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 156 zjarre në mbarë vendin, njoftojnë nga Shërbimi i Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Si pasojë e zjarreve, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva