LAJME

Lajm

Kryeministri u bën thirrje kompanive amerikane të investojnë në Bullgari

Hënë, 21 Shtator 2026, 13:03

Kryeministri Radev

Kryeministri Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qëllimi i qeverisë është që Bullgaria të zhvillohet si një shtet demokratik. Këtë e deklaroi në Sofje Kryeministri Rumen Radev gjatë një mëngjesi pune me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Sipas tij, qeverisja mbështetet në dy shtylla kryesore: çmontimin e modelit oligarkik dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

“Ka ardhur koha që në Bullgari të vijnë investime amerikane në fushën e fabrikave për inteligjencën artificiale, qendrave të të dhënave me kapacitet të madh, robotikës, mekatronikës, gjysmëpërçuesve, si dhe në sektorët e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes”, deklaroi Radev.

Bullgaria është e pozicionuar mirë për të arritur rritje ekonomike të qëndrueshme, pasi është pjesë e BE-së dhe NATO-s, ka partneritete të forta ndërkombëtare dhe disponon burime të kualifikuara njerëzore, u përgjigj presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari, Tommy Ver Elst.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë ndër gjashtë investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, ndërsa më shumë se 100 kompani amerikane sigurojnë mbi 40 000 vende pune në Bullgari.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva