Lajm
Parashikimi i motit për 22 shtator 2026
Në Ditën e Pavarësisë, vjeshta vjen me rënie temperaturash dhe reshje
Hënë 21 Shtator 2026 19:24
Hënë, 21 Shtator 2026, 19:24
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°C, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të dendura. Në disa zona malore, perëndimore dhe veriore do të ketë reshje shiu. Era do të mbetet mesatare deri përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale në ditën e parë të vjeshtës do të jenë relativisht të ulëta, nga 17 deri në 22°C. Në kryeqytet pritet të jenë rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me erë. Në veri të Kepit Emine do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 22°C. Temperatura e ujit të detit është 22-23°C, ndërsa dallgëzimi do të arrijë deri në 3 ballë.
Në male do të mbajë mot me vranësira të dendura. Reshje shiu priten kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe në malin Stara Pllanina. Mbi 2200 metra lartësi do të bjerë edhe borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në kreshtat dhe majat më të larta ajo do të jetë përkohësisht e stuhishme. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 metra rreth 4°C.
Të mërkurën moti do të mbetet i freskët dhe me erë, megjithëse era do të dobësohet. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të dendura, me reshje lokale. Rënia e temperaturave do të vazhdojë dhe temperaturat maksimale në shumicën e zonave do të jenë ndërmjet 16 dhe 21°C, ndërsa ato minimale ndërmjet 7 dhe 12°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva