LAJME

Lajm

SpaceX e ka ftuar pilotin Nikollaj Kallajxhiev të bëhet astronaut

Hënë, 21 Shtator 2026, 14:53

SpaceX e ka ftuar pilotin Nikollaj Kallajxhiev të bëhet astronaut

FOTO: Zdravka Masljankova (BNR)

Madhësia e shkronjave

Kompania e Elon Musk, SpaceX, e ka ftuar pilotin bullgar rekordmen Nikollaj Kallajxhiev të marrë pjesë në dy nga misionet e saj.

Përfaqësuesit e kompanisë janë impresionuar nga arritja e bullgarit, e regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness: realizimi i 1021 ngritjeve dhe uljeve me avion brenda 14 orëve.

"Jo vetëm si pjesë e ekuipazhit, por që unë të jem piloti i vetë misionit, gjë që është një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua dhe ekipin tim", tha Kallajxhiev për bTV.

Sipas tij, një ngjarje e tillë do t'i japë një shtysë të madhe zhvillimit të astronautikës bullgare.

"Menaxheri im ishte në Uashington, bisedoi me qendrën e SpaceX dhe ata erdhën posaçërisht nga Los Anxhelesi për të na parë", tregoi Kallajxhiev.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva