Lajm
Ilijana Jotova përfaqëson Bullgarinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Hënë 21 Shtator 2026 15:51
Hënë, 21 Shtator 2026, 15:51
Ilijana Jotova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nga 21 deri më 24 shtator, presidentja Ilijana Jotova është duke bërë një vizitë Nju Jorkun, ku do të përfaqësojë Bullgarinë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Delegacioni i udhëhequr nga kreu i shtetit bullgar përfshin ministren e punëve të jashtme Velisllava Petrova, ministren e shëndetësisë Katja Ivkova, ministren e punës dhe politikës sociale Natalija Efremova dhe kryetarin e komitetit të politikës së jashtme të Kuvendit Popullor Petër Vitanov.
Më 21 shtator, presidentja Jotova do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë "Partnerët për Multilateralizëm - E Drejta Ndërkombëtare, Paqja dhe Prosperiteti", të bashkëkryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, presidenti i Kenias William Ruto dhe kryeministri i Kanadasë Mark Carney.
Fjalimi i kreut të shtetit para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është më 23 shtator. Po atë ditë, Ilijana Jotova do të takohet në Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, planifikohen një sërë takimesh dypalëshe të presidentes Jotova - me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova