Lajm
„Toka e Akullt“ fiton çmim në festivalin e filmit në Toronto
Filmi me pjesëmarrje bullgare, me regji të Amanda Kernell, u nderua me Çmimin Special të Jurisë në TIFF
Hënë 21 Shtator 2026 17:14
Hënë, 21 Shtator 2026, 17:14
FOTO: „Inviktër“ /Sophia Olsson
Madhësia e shkronjave
Filmi i regjisores suedeze Amanda Kernell, „Toka e Akullt“ (me titullin ndërkombëtar Brace Your Heart), ka fituar Çmimin Special të Jurisë në seksionin konkurrues Platform të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), njoftuan organizatorët në faqen zyrtare të festivalit.
Filmi është një bashkëprodhim mes Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës dhe Bullgarisë. Nga pala bullgare, producentë të filmit janë vëllezërit Kalinovi – BogomilL, Kalin dhe Aleksandër – përmes kompanisë së tyre të produksionit „Invictus“. Projekti është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Filmit e Bullgarisë.
„Toka e Akullt“ bazohet në një skenar origjinal të Amanda Kernell, e cila është njëkohësisht skenariste dhe regjisore e filmit. Historia zhvillohet në veri të largët të Suedisë dhe sjell në qendër një komunitet të largët sami, duke e rikthyer regjisoren në vendet veriore ku është zhvilluar edhe pjesë e krijimtarisë së saj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova