LAJME

Lajm

Trafik i rënduar në kufirin me Turqinë

Martë, 22 Shtator 2026, 10:37

Trafik i rënduar në kufirin me Turqinë

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Trafiku është jashtëzakonisht i rënduar për automjetet e transportit të mallrave në dalje nga pika e kalimit kufitar „Kapitan Andreevo“ në kufirin me Turqinë, si edhe në pikën e kalimit kufitar „Lesovo“, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Në kufirin me Greqinë, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Automjetet deri në 3,5 tonë kalojnë edhe përmes pikave kufitare „Rudozem“, „Zllatograd“, „Makaza“ dhe „Ivajllovgrad“. Përmes pikave kufitare „Ilinden“, „Kullata“ dhe „Kapitan Petko Vojvoda“ kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe automjete të transportit të mallrave. Trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rumaninë, Serbinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 162 zjarre dhe një person humbi jetën, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Në 16 raste zjarret shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, katër prej të cilave në ndërtesa banimi. Ekipet reaguan ndaj 202 sinjalizimeve për incidente.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova