Lajm
Ministrja e jashtme: Evropa ka nevojë për një udhëheqje që ngjall besim
Martë 22 Shtator 2026 11:49
Martë, 22 Shtator 2026, 11:49
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Në kushtet e konflikteve të armatosura, konkurrencës gjeopolitike dhe pasigurisë në rritje, Evropa ka nevojë për një udhëheqje që ngjall besim dhe arrin rezultate konkrete, deklaroi ministrja e jashtme Velisllava Petrova në forumin „Her Power @ UNGA81“ në Nju Jork, organizuar nga revista amerikane për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme „Foreign Policy“. Ministër Velislava Petrova foli për rolin e Bullgarisë në mjedisin evropian në ndryshim. Sipas saj, vendi tashmë ka përfunduar integrimin e plotë në BE, në zonën Shengen dhe në eurozonë, ndërsa detyra e radhës është të kontribuojë më aktivisht në vendimmarrjen e përbashkët evropiane. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Bullgarisë për lidhjet e transportit, energjetike dhe ekonomike të Evropës. „Siguria, energjia dhe ndërlidhja nuk janë më politika të veçuara. Së bashku, ato përcaktojnë qëndrueshmërinë e Evropës dhe Bullgaria ka një rol të rëndësishëm në të tria“, deklaroi Velisllava Petrova. Në Nju Jork, ministrja tha gjithashtu se Bullgaria, përmes rolit të saj në BE, bashkëpunon edhe me shtete të tjera që luajnë rol aktiv në përpjekjet për arritjen e paqes – veçanërisht në konfliktet që kanë rëndësi për vendin dhe që ndodhen në afërsi të rajonit tonë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova