Martë 22 Shtator 2026 14:48
Martë, 22 Shtator 2026, 14:48
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Partia “Vëzrazhdane” nominoi liderin e saj, Kostadin Kostadinov, si kandidat për president në zgjedhjet e 25 tetorit. Si kandidat për nënpresident u bë i ditur emri i Petër Vollgin – gazetar prej shumë vitesh në Radion Kombëtare Bullgare dhe aktualisht eurodeputet.
Kandidaturat e tyre u shpallën para Piramidës së Pavarësisë në Veliko Tërnovo, gjatë kremtimeve me rastin e 118-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë.
Kostadin Kostadinov deklaroi se, sipas një sondazhi të “Vëzrazhdane”, të zhvilluar me 16 mijë bullgarë, njerëzit duan që politikanët e tyre ta duan Bullgarinë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova