Lajm
Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit po kontrollon pikat e karburantit
Arsyeja është rritja e pajustifikuara e çmimeve
Martë 22 Shtator 2026 15:54
Martë, 22 Shtator 2026, 15:54
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit nisi kontrolle në pikat e karburantit në të gjithë vendin, për shkak të dyshimeve se çmimet e karburanteve u rritën pa arsye të justifikuar. Rezultatet e para priten javën e ardhshme dhe do të bëhen publike, njoftoi kryetarja e re e komisionit, Maja Manollova. “Kontrollet përfshijnë të gjitha llojet e pikave të karburantit – qofshin ato biznese të vetme apo pjesë të zinxhirëve të mëdhenj, të mëdha apo të vogla, në qytete apo jashtë zonave të banuara”, thuhet në një publikim të kryetares së Komisionit.
Kontrolle po kryhen gjithashtu për rritje të pajustifikuara të çmimeve të ushqimeve dhe barnave pa recetë, për klauzola të padrejta në kushtet e përgjithshme dhe kontratat për shërbimet e familjeve, si energjia, uji dhe shërbimet celulare, si dhe për mënyrën se si veprojnë kompanitë e mbledhjes së borxheve. “Sa i përket çmimeve, kemi arritur në nivelet mesatare evropiane, ndërsa për sa i përket fuqisë blerëse jemi shumë larg tyre”, deklaroi Maja Manollova për BNT.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova