LAJME

Lajm

Njerëz të mbyllur në kafaz do të protestojnë për dy javë para Parlamentit

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 04:44

Njerëz të mbyllur në kafaz do të protestojnë për dy javë para Parlamentit

FOTO: Organizata “Kafshët e Padukshme”

Madhësia e shkronjave

Organizata “Kafshët e Padukshme” nis nga 23 shtator një aksion proteste me titull “Javë në kafaz”, i cili do të zhvillohet para Parlamentit. “Mbajtja e viçave të porsalindur në kafaze të veçuar, që nga momenti i lindjes, është një akt mizorie ndaj krijesave të pafajshme. Dhënia fund kësaj praktike është një çështje morale, për të cilën deputetët duhet të japin përgjigje, sepse këtë e pret shoqëria”, deklarojnë nga organizata.

Aktivistët kujtojnë se në qershor në Parlament u dorëzuan më shumë se 150 mijë firma të mbledhura përmes një peticioni që kërkon ndalimin e këtyre kafazeve. Sipas një sondazhi të “Market Links”, 82% e bullgarëve mbështesin dhënien fund të kësaj praktike, të cilën e konsiderojnë mizore.

Për këtë arsye, për dy javë rresht, 24 orë në ditë, para Parlamentit do të qëndrojë një person i mbyllur në kafaz. Rreth 200 vullnetarë do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në turne 12-orëshe, për t’u kujtuar deputetëve se premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore duhet të mbahen.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova