Lajm
Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2026
Moti i ftohtë, me reshje në disa zona
Martë 22 Shtator 2026 18:36
Martë, 22 Shtator 2026, 18:36
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe në disa zona do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të lëvizin nga 5°C deri në 10°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi do të jenë më të larta. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 17°C deri në 22°C. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 7°C, ndërsa maksimalja rreth 17°C.
Në zonat malore do të ketë vranësira të ndryshueshme, shpesh të dendura, dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 2000 metra lartësi reshjet do të jenë në formën e dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 10°C, ndërsa në 2000 metra rreth 2°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa përgjatë bregdetit jugor vranësirat do të jenë më të dendura dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 19–21°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 22–24°C. Deti do të jetë me dallgë të shkallës 2–3.
Të enjten do të ketë vranësira të ndryshueshme, të cilat në shumë zona do të pakësohen dhe do t’ia lënë vendin motit me diell. Era nga veriperëndimi do të dobësohet. Temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nga 5°C deri në 10°C, ndërsa në disa lugina të veçuara në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të jenë më të ulëta, ku nuk përjashtohen as ngricat e lehta. Temperaturat gjatë ditës do të fillojnë të rriten dhe maksimalet do të lëvizin nga 19°C deri në 24°C.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova