LAJME

Lajm

Presidentja e Bullgarisë do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 09:10

Presidentja e Bullgarisë do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Paqja, diplomacia dhe nevoja për zgjidhje konkrete për t’i dhënë fund konflikteve globale ishin mesazhet kryesore në ditën e parë të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Jotova pas takimeve dhe pjesëmarrjeve të saj në ditën e parë të forumit. 

“Nëse do të bënim një analizë se cila është fjala më e përdorur sot, ajo do të ishte fjala ‘paqe’. Jo ‘luftë’, jo ‘konflikte’, jo ‘kriza’, por ‘paqe’. Nga të gjithë liderët.” 

Sipas presidentes, megjithatë, tashmë nuk mjaftojnë vetëm konstatimet dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të kalojë te vendimet konkrete politike dhe diplomatike.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva