LAJME

Lajm

Kalimi i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 10:01

Kalimi i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është jashtëzakonisht intensiv në pikat kufitare të kontrollit dhe kalimit “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në dalje të automjeteve të rënda drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë këtë mëngjes të së mërkurës. 

Më 23 shtator do të ndryshohet përkohësisht organizimi i trafikut në kilometrin e 6-të të rrugës nga Bllagoevgradi drejt pikës kufitare “Stanke Lisiçkovo”, në zonën e fshatit Selishte të rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Nga ora 08:00 deri në 18:00, për shkak të riparimit të kamerave të sistemit TOL, lëvizja do të kufizohet në njërën korsi dhe do të rregullohet nga sinjalistët. Nga ora 12:00 deri në 21:00 do të kryhet zëvendësimi i një kamere pranë Koçerinovos në rajonin e Kjustendilit, ku trafiku gjithashtu do të kufizohet gradualisht. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 15 aksidente të rënda rrugore, ku janë plagosur 18 persona, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, 26 persona kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa 617 janë plagosur. Që nga fillimi i vitit, në rrugët e vendit kanë humbur jetën 339 persona dhe janë plagosur 6194 të tjerë. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 154 zjarre në vend, njofton Drejtoria “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Tridhjetë prej tyre kanë shkaktuar dëme materiale të drejtpërdrejta: 11 në ndërtesa banimi, 6 në objekte të përkohshme ose të amortizuara, 6 në automjete dhe nga një në zona pyjore dhe sipërfaqe bujqësore. Ende nuk është vënë nën kontroll zjarri pyjor në fshatin Leskovec të komunës së Berkovicës, i cili vazhdon tashmë për të tretën ditë radhazi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva