LAJME

Lajm

Një konsorcium ndërkombëtar synon të blejë asetet e “Lukoil”-it në Bullgari

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 11:04

Një konsorcium ndërkombëtar synon të blejë asetet e “Lukoil”-it në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Miliarderi dhe financieri amerikan Tod Boehly ka siguruar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë dhe të figurave me ndikim nga Gjiri Persik, të lidhura me familjen Trump, për të marrë pjesë në garën për blerjen e aktiveve ndërkombëtare të koncernit naftëtar “Lukoil”, shkruan gazeta Financial Times. 

Korrespondenti i BNR-së në Londër, Veselin Paunov, kujton se Boehly, i cili javën e kaluar shiti pjesën e tij në klubin e futbollit “Chelsea”, prej muajsh po punon për një marrëveshje të mundshme. Synimi i tij është të zëvendësojë fondin amerikan të investimeve “Carlyle”, i cili në janar arriti një marrëveshje për blerjen e këtyre aktiveve. 

Revista financiare kishte njoftuar më herët se marrëveshja për transferimin e biznesit të huaj të naftës të “Lukoil”-it, i vlerësuar në 20 miliardë dollarë, te “Carlyle”, është bllokuar nga autoritetet amerikane.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva