Lajm
Parashikimi i motit për 24 shtator 2026
Paralajmërim për ngricat e para të mëngjesit në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore
Mërkurë 23 Shtator 2026 19:30
Mërkurë, 23 Shtator 2026, 19:30
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri
në 10°C. Në bregdetin e Detit të Zi, në mëngjes ato do të jenë nga 11 deri në
13°C, ndërsa në disa vende në ultësira dhe fusha më të larta, kryesisht në
Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, do të luhaten mes 1 dhe 3°C. Atje, në disa
zona të veçanta, do të formohet ngricë e lehtë. Në Sofje priten rreth 5°C.
Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa rreth
dhe pas mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Era do të fryjë
nga perëndim-veriperëndimi, e dobët deri mesatare. Temperaturat maksimale do të
jenë nga 19 deri në 24°C. Në kryeqytet priten rreth 20°C.
Në bregdetin e Detit të
Zi moti do të jetë me
vranësira të shpërndara deri në kthjellime. Temperaturat maksimale të ajrit do
të jenë nga 20 deri në 22°C. Temperatura e ujit të detit është 22-23°C.
Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe
pas mesditës do të zhvillohen vranësira, në disa zona malore të Bullgarisë
Jugperëndimore priten reshje shiu, kurse në majat më të larta reshje dëbore.
Era do të jetë e dobët nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200
metra lartësi do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 metra rreth 4°C.
Të premten vranësirat do të shtohen nga perëndimi drejt lindjes dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e dobët, përkohësisht nga juglindja, e më pas sërish nga veriu. Temperaturat do të rriten me 1 deri në 2 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva