LAJME

Lajm

Qeveria kriminalizon shkeljet doganore, kufizon lojërat e fatit

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 13:06

Qeveria kriminalizon shkeljet doganore, kufizon lojërat e fatit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Po paraqesim ndryshime në Kodin Penal, me të cilat i kriminalizojmë shkeljet doganore. Po forcojmë kontrollin doganor dhe kontrabanda do të konsiderohet krim i rëndë. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë më 23 shtator. 

Sipas kryeministrit, deri tani shkeljet doganore janë trajtuar si kundërvajtje administrative dhe ndër vite ka munguar vullneti politik për ndryshimin e kësaj qasjeje. 

“Tekstet që propozojmë prekin thellë një nga sektorët më fitimprurës të krimit të organizuar, transportin e mallrave përmes kufijve të jashtëm të BE-së në dëm të financave evropiane dhe kombëtare”, tha Radev. 

Ai shtoi se parashikohet një rritje e ndjeshme e taksës për lojërat e fatit online, si dhe krijimi i mekanizmave që një pjesë e të ardhurave të drejtohen për sportin dhe arsimin. Të gjithë operatorët e huaj që kanë licencë për veprimtari në Bullgari do të duhet të regjistrohen në vend si subjekte që ushtrojnë veprimtari financiare, sqaroi kryeministri.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva