DiPP2026 në Burgas: Trashëgimia kulturore në epokën digjitale

Enjte, 24 Shtator 2026, 05:04

DiPP2026 në Burgas: Trashëgimia kulturore në epokën digjitale

FOTO: DiPP2026

Madhësia e shkronjave

Shkencëtarë nga më shumë se 25 vende do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në fushën e ruajtjes digjitale të trashëgimisë kulturore në konferencën ndërkombëtare DiPP2026, e cila nis më 24 shtator në Burgas, njoftoi Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Fokusi kryesor i forumit do të jetë sigurimi i qasjes së hapur në trashëgiminë kulturore dhe shkencore kombëtare të digjitalizuar, si dhe ndjekja e politikave të qëndrueshme për ruajtjen e saj në formë digjitale. Në konferencë do të prezantohen teknologji dhe prototipe inovative, ndër to depozita dhe arkiva digjitale, muze virtualë dhe biblioteka digjitale.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova