Lajm
Bullgarë nga 66 shtete duan të votojnë në zgjedhjet presidenciale
Mërkurë 23 Shtator 2026 16:08
Mërkurë, 23 Shtator 2026, 16:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjithsej 18 430 shtetas bullgarë, që jetojnë në 66 vende të ndryshme të botës, u regjistruan deri në orën 11:00 të 23 shtatorit 2026 për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet për president dhe nënpresident të Bullgarisë, të cilat do të zhvillohen më 25 tetor. Shifrat u bënë të ditura nga Borjana Stojnova, drejtoreshë e Drejtorisë për Sistemet e Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjatë një informimi për përgatitjet dhe organizimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Numri më i madh i aplikimeve u regjistrua në Turqi, me mbi 7000 kërkesa. Pas saj renditet Mbretëria e Bashkuar me afro 3000 aplikime, Gjermania me rreth 1500, SHBA-ja me mbi 1300 dhe Spanja me më shumë se 700 aplikime.
Qytetarët bullgarë që duan të votojnë nga jashtë vendit mund të paraqesin kërkesën e tyre deri më 29 shtator.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova