Bullgaria rikthen eksportin e produkteve të naftës drejt BE-së

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 17:36

Bullgaria rikthen eksportin e produkteve të naftës drejt BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti hoqi ndalimin, në fuqi që nga 31 tetori 2025, për eksportin dhe furnizimet drejt BE-së të produkteve të naftës, kryesisht të naftës dizel dhe karburantit të aviacionit. Propozimi i qeverisë u miratua me 121 vota nga “Bullgaria Progresive” (PB) dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. Kundër votuan 42 deputetë nga “Bullgaria Demokratike” (DB), “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), “Vëzrazhdane” dhe tre deputetë nga GERB-SDS. 23 deputetë të GERB-SDS abstenuan, ndërsa DPS-ja nuk mori pjesë në votim, raportoi BTA.

Ndalimi u vendos me qëllim garantimin e sigurisë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburanteve, në kushtet e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj kompanive të grupit “Lukoil”.

Sllavi Vasilev nga PB-ja deklaroi se heqja e ndalimit nuk do të ndryshojë çmimin e naftës, por do t’u vijë në ndihmë rafinerisë dhe tregtarëve. “Në një moment kur ka mungesë karburantesh dhe çmimet po rriten në shkallë globale, ju vendosni të hiqni ndalimin e eksportit dhe përpiqeni të na bindni se kjo është në të mirë të qytetarëve bullgarë”, komentoi Asen Vasilev nga PP-ja.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova