Propozohet tatimi i fitimeve të tepërta

Mërkurë, 23 Shtator 2026, 19:06

Propozohet tatimi i fitimeve të tepërta

FOTO: economic.bg

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave propozon që fitimet e tepërta të bankave, kompanive të kredive të shpejta, siguruesve, telekomunikacionit dhe rrjeteve të shitjes me pakicë nga viti 2027 të taksohen me një normë prej 33%, me fondet që do të paguhen paraprakisht. Kjo u njoftua nga zëvendësministrja e financave Ljudmilla Petkova.

Pragu për regjistrimin në TVSH rritet gjithashtu në 75 000 euro.

Qëllimi i taksimit të fitimeve të tepërta është të sigurojë të ardhura shtesë për buxhetin, si dhe të kompensojë një pjesë të efektit të lehtësirave më të larta tatimore për fëmijët. Në vitin 2027 për prindërit e një fëmije, 5000 euro do të zbriten nga baza tatimore, 8000 euro për dy fëmijë dhe 11 000 euro për tre ose më shumë fëmijë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova