Enjte 24 Shtator 2026 10:34
Enjte, 24 Shtator 2026, 10:34
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në dalje të vendit për automjetet e tonazhit të rëndë që udhëtojnë drejt Turqisë, njofton Policia Kufitare. Në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Më 24 shtator, për shkak të zhvillimit të Kampionatit Shtetëror Veror dhe një turneu ndërkombëtar në ski me rrota, do të ndryshojë përkohësisht organizimi i trafikut në aksin rrugor Dupnica–Sapareva Banja, në zonën e Sapareva Banjës, në rajonin e Kjustendilit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Qarkullimi do të ndërpritet plotësisht nga ora 09:10 deri rreth orës 10:40 dhe nga ora 11:20 deri rreth orës 12:30.
Ndërkohë, nga ora 08:00 deri në 21:00 do të kryhet zëvendësimi i kamerave të trafikut në zonën e Bllagoevgradit. Në disa segmente, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet me faza në njërën korsi, ndërsa lëvizja në të dyja drejtimet do të vijojë në korsinë e lirë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova