Lajm
Në një kishë në Melnik u zbulua një afresk unik mesjetar
Enjte 24 Shtator 2026 11:28
Enjte, 24 Shtator 2026, 11:28
FOTO: Facebook /Archaeologia Bulgarica
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë, arkeologët zbuluan një skenë të plotë nga cikli i afreskeve mesjetare të kishës “Shën Hyjlindësja Burimjetuese”, në lagjen historike “Armenia” të qytetit të Melnikut, njofton Archaeologia Bulgarica. Zbulimi u bë pasi u hoq një shtresë afreskesh e periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare, nën të cilën u shfaqën pikturat murale që datojnë nga shekulli i XIII-të ose fillimi i shekullit të XIV-të.
“Ky është fragmenti më i madh i afreskeve mesjetare të
kishës që u zbulua deri më tani”, komentoi dr. Metodi Zllatkov. “Nuk kemi asnjë
dyshim se bëhet fjalë për skenën “Lindja e Shën Mërisë”, pasi shihet qartë
Maria me aureolë, e paraqitur si foshnjë”, shtoi Zllatkov. Cilësia e pikturës
mesjetare është e një niveli të lartë artistik. Sipas të dhënave paraprake,
autorët e afreskeve, me shumë gjasë, kanë ardhur nga zona e Serresit dhe
Selanikut, theksoi arkeologu.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova