Prezantojmë gjuhën dhe shkrimin bullgar në Japoni

Shtunë, 26 Shtator 2026, 07:00

Prezantojmë gjuhën dhe shkrimin bullgar në Japoni

FOTO: Facebook / Dita Evropiane e Gjuhëve

Madhësia e shkronjave

Për të katërtin vit radhazi, Bullgaria do të marrë pjesë në nismën “Dita Evropiane e Gjuhëve”, e cila do të zhvillohet më 27 shtator në Tokio, me një leksion gjatë të cilit vizitorët do të marrin informacion për vendin tonë dhe historinë e tij. Të interesuarit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për alfabetin bullgar dhe të shkruajnë emrat e tyre me alfabetin cirilik, i cili, pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian, është alfabeti i tretë zyrtar i komunitetit.

“Ejani të zbuloni bukurinë e gjuhës bullgare dhe të zhyteni në larminë e gjuhëve dhe kulturave të Evropës!”, thuhet në ftesën e Ambasadës së Bullgarisë në Tokio drejtuar të gjithë atyre që dëshirojnë të njihen me kulturën dhe shkrimin e vendit tonë.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski