LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 25 shtatorin 2026

Në perëndim me vranësira, freskët dhe reshje; në lindje më ngrohtë e pa shi

Enjte, 24 Shtator 2026, 19:32

Parashikimi i motit për 25 shtatorin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të luhaten nga 6 deri në 14°C, ndërsa në Sofje pritet të jetë rreth 7°C. Gjatë ditës, në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot me vranësira, ndërsa në pjesën tjetër të vendit vranësirat do të jenë të ndryshueshme, por më shpesh të dendura. Para mesditës reshje do të ketë në zonat veriperëndimore, ndërsa pasdite ato do të përfshijnë Bullgarinë Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë nga lindja-juglindja, ndërsa në pjesën perëndimore të Fushës së Danubit do të jetë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë 15–16°C në veriperëndim dhe 24–25°C në juglindje. Në kryeqytet, temperatura do të jetë rreth 18°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të përkohshme. Era do të fryjë e lehtë nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 20–23°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 21–23°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë 1–2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë kryesisht mot i vranët. Në masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1800–2000 metra do të bjerë borë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga juglindja, ndërsa në majat më të larta do të jetë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë rreth 12°C në 1200 metra lartësi dhe rreth 4°C në 2000 metra.

Të shtunën, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe në shumë zona të Bullgarisë Lindore dhe Jugore do të ketë reshje shiu. Në zonat malore, mbi 2200 metra, reshjet do të bjerë borë. Do të fryjë erë deri mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë 7–12°C, ndërsa maksimalet 16–21°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova