Premte 25 Shtator 2026 05:22
Premte, 25 Shtator 2026, 05:22
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Nga 25 deri më 27 shtator 2026, në Jamboll do të mbahet Festivali Kombëtar Bio 2026, ku prodhues të certifikuar bullgarë të produkteve biologjike do të prezantojnë prodhimet e tyre.
Organizator i këtij eventi, që krijon mundësi për një takim të drejtpërdrejtë mes prodhuesve dhe konsumatorëve, është Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Festivali është pjesë e nismave të ministrisë për nxitjen e bujqësisë biologjike, prodhimit vendas dhe zgjedhjes së informuar të konsumatorëve.
Programi përfshin degustime falas, demonstrime kulinare dhe aktivitete krijuese, si edhe një program të pasur muzikor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva