LAJME

Lajm

Drjanovo pret konferencë për historinë ekonomike të Bullgarisë

Premte, 25 Shtator 2026, 04:34

Drjanovo pret konferencë për historinë ekonomike të Bullgarisë

FOTO: museumdryanovo.com

Madhësia e shkronjave

Një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar historisë ekonomike të Bullgarisë do të mbahet më 25 dhe 26 shtator në Drjanovo (Bullgaria Qendrore Veriore), njoftoi për BTA-në drejtori i Muzeut Historik, Ivan Hristov. Forumi organizohet nga muzeu dhe Qendra për Studime të Historisë Ekonomike, me pjesëmarrjen e studiuesve nga Bullgaria dhe vende të tjera. 

Referatet trajtojnë periudha të ndryshme, duke përfshirë epokën osmane, periudhën pas Çlirimit, socializmin dhe kohën bashkëkohore. Një pjesë e kumtesave do të mbahen në anglisht dhe do të prezantohen nga studiues të institucioneve të huaja shkencore, mes tyre edhe Instituti për Studimet e Evropës Juglindore. 

Gjatë konferencës do të prezantohet edhe botimi me dy vëllime “Historia ekonomike e bullgarëve në Perandorinë Osmane (shek. XV – fillimi i shek. XX)”, i cili pasqyron pesë shekuj të zhvillimit ekonomik të bullgarëve nën sundimin osman. 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva