Lajm
Bullgaria do të vazhdojë të mbështetet te Polonia për avionët e saj MiG
Enjte 24 Shtator 2026 16:07
Enjte, 24 Shtator 2026, 16:07
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të vazhdojë të
mbështetet te Polonia për mirëmbajtjen e avionëve luftarakë MiG-29 dhe po
kërkon një partneritet më të ngushtë edhe për shfrytëzimin e F-16. Kjo u bë e
qartë gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit bullgar Rumen Radev në Poloni, pas
takimit me homologun e tij polak Donald Tusk. “E vetmja mundësi për të mbajtur
në funksion avionët MiG-29 është me ndihmën e Polonisë”, tha Radev.
Ndër temat e diskutuara
ishin gjithashtu energjetika, infrastruktura dhe siguria. Radev e cilësoi
veçanërisht premtues bashkëpunimin mes dy vendeve në industrinë e mbrojtjes,
teknologjitë e larta, sektorin e hapësirës dhe industritë e së ardhmes.
Shkëmbimet tregtare mes
Bullgarisë dhe Polonisë tashmë tejkalojnë 3 miliardë euro, ndërsa investimet
polake në Bullgari janë mbi 650 milionë euro. Gjatë vitit 2025, afro 500 000
turistë polakë vizituan Bullgarinë, bëri të ditur kryeministri bullgar.
Sipas Radevit, të dyja vendet mund të shkëmbejnë përvojë edhe lidhur me projektet në energjinë bërthamore që përdorin teknologjinë AP1000. Ai theksoi gjithashtu se një ekonomi e fortë ka nevojë për ndërlidhje, energji të besueshme, të sigurt dhe me kosto të përballueshme. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se të dy shtetet janë porta hyrëse për gazin natyror të lëngshëm amerikan në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore: Polonia nga veriu dhe Bullgaria nga jugu, njofton BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva