Lajm
Bullgaria dhe TUI synojnë dyfishimin e numrit të turistëve deri në vitin 2030
Enjte 24 Shtator 2026 18:27
Enjte, 24 Shtator 2026, 18:27
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, dhe drejtori ekzekutiv i operatorit turistik gjerman TUI Group, Sebastian Ebel, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i dokumentit është që numri i turistëve që udhëtojnë drejt Bullgarisë përmes këtij operatori të dyfishohet dhe të arrijë në 400 mijë persona në vit.
“Falë këtij bashkëpunimi afatgjatë, shpresojmë të tërheqim më shumë turistë edhe nga Mbretëria e Bashkuar”, tha ministri.
Ai theksoi se rikuperimi i tregut gjerman është një nga detyrat kryesore për sezonin e ardhshëm turistik. “Dëshirojmë që ai të jetë dukshëm më i fortë, të nisë që në fillim të majit dhe, në kushte të favorshme, të zgjasë deri në fund të shtatorit”, deklaroi Dimitrov.
Sipas tij, Bullgaria do të promovohet para shoqërisë evropiane edhe përmes turizmit kulturor, SPA dhe shëndetësor, natyror, të verës dhe gastronomisë, sportiv dhe të kongreseve.
Më herët gjatë ditës, në Aeroportin e Varnës u zhvillua ceremonia e pagëzimit të një avioni, i cili mori emrin e kryeqytetit detar të Bullgarisë, VARNA, njoftoi Ministria e Turizmit. Avioni Boeing 737-8 është pronë e operatorit turistik gjerman, ndërsa kumbar i tij u bë ministri i turizmit, Ilin Dimitrov.
FOTO: Ministria e Turizmit
“Sot Varna merr krahë dhe ne do të mund të jemi gjithnjë e më aktivë në skenën ndërkombëtare”, deklaroi ai.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva