Lajm
Në fund të javës së punës, trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë
Premte 25 Shtator 2026 10:44
Premte, 25 Shtator 2026, 10:44
FOTO: БГНЕС
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar në pikat kufitare „Kapitan Andreevo“ dhe „Lesovo“, në dalje të vendit për kamionët që kalojnë drejt Turqisë, njofton Policia Kufitare. Në të gjitha pikat dhe kalimet e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Në autostradën „Marica“, në segmentin nga kilometri 109 deri në kilometrin 111, në drejtim të „Kapitan Andreevos“, qarkullimi kryhet vetëm në një korsi për shkak të punimeve për riparimin e fugave të një ure dhe të një nënkalimi bujqësor. Shpejtësia është e kufizuar në 50 km/orë.
25 shtatori është dita e fundit kur, për shkak të punimeve në autostradën „Hemus“, aksi në drejtim të Sofjes pranë Shumenit do të qëndrojë i mbyllur. Qarkullimi në të dyja drejtimet bëhet në korsitë në drejtim të Varnës.
Agjencia e Infrastrukturës Rrugore rikujton se, për shkak të punimeve, qarkullimi kryhet vetëm në një korsi edhe në rrugën Vraca–Mezdra.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova