“Aventura e ëndërruar” fiton “Trëndafilin e Artë” të kinemasë bullgare

Premte, 25 Shtator 2026, 11:51

“Aventura e ëndërruar” fiton “Trëndafilin e Artë” të kinemasë bullgare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Çmimi i madh i edicionit të 44-t të Festivalit të Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” iu dha bashkëprodhimit gjermano-francezo-bullgaro-austriak “Aventura e ëndërruar”.Regjisorja Valeska Grizebah nuk ishte e pranishme në ceremoninë e zhvilluar në Varna, pasi ndodhej në Gjermani për premierën e filmit. Në një videomesazh, ajo tha se ky është çmimi më i rëndësishëm për të dhe falënderoi të gjithë ekipin për punën e bërë.

Filmi, i cili është kandidatura e Bullgarisë për çmimet “Oscar”, u xhirua në rajonin e Svilengradit me aktorë joprofesionistë.

Në motivacionin e jurisë thuhet se në film gjithçka duket sikur është përjetuar vërtet dhe se shikuesi dëshiron të qëndrojë në atë botë, edhe pse ajo nuk i ofron asgjë. Vështrimi ndaj Bullgarisë vjen nga jashtë, por jo nga lart. Regjisorja i ndërthur dhe i ndryshon zhanret në mënyrë të natyrshme. Me një saktësi thuajse kirurgjikale, ajo zbulon një shoqëri ku besnikëria vlen më shumë se ligji. Ajo nuk gjykon, por vëzhgon gjatë dhe me kujdes, derisa ky vëzhgim shndërrohet në afërsi. Dhe në këtë Bullgari mund të dallosh të gjithë Evropën.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova