LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën mot me vranësira dhe reshje në Bullgarinë Lindore dhe Jugore, të dielën reshjet pushojnë

Premte, 25 Shtator 2026, 19:32

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 16°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 8°C. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje shiu do të ketë në Bullgarinë Lindore dhe Jugore. Era do të fryjë e moderuar nga verilindja, ndërsa në zonat më lindore përkohësisht do të jetë e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë relativisht të ulëta për ditën e parë të vjeshtës, nga 17 deri në 22°C. Në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 17°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë kryesisht mot me vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë, nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 21 deri në 23°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë gjithashtu 21–23°C. Deti do të jetë me dallgëzim deri në 3–4 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira. Pjesët e larta të maleve do të mbulohen nga retë. Reshje shiu do të ketë kryesisht në masivet malore në pjesën lindore të vendit, ndërsa mbi 2000 metra lartësi do të ketë edhe reshje dëbore. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë, nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 metra rreth 4°C.

Të dielën, në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të shpërndahen, me intervale të përkohshme me më pak re. Më shumë vranësira do të mbeten në zonat lindore dhe malore, ku në vende të veçuara mund të ketë reshje të lehta. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja. Nuk pritet ndryshim i ndjeshëm i temperaturave.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova