LAJME

Lajm

Sociologët presin pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet presidenciale

Premte, 25 Shtator 2026, 16:14

Sociologët presin pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet presidenciale

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pritet që pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit të jetë e ulët dhe që të ketë balotazh. Këtë e deklaruan për BNT sociologët Genoveva Petrova nga „Alfa Research“ dhe Përvan Simeonov nga „Mjara“. Sipas tyre, pjesëmarrja mund të jetë edhe ndër më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë.

„Nëse shohim zgjedhjet presidenciale të fundit dhe ato para tyre, vërejmë se pjesëmarrja ka rënë nga 3.9 milionë në rreth 2.6 milionë votues“, tha Simeonov. Sipas tij, nëse krijohet përshtypja se në zgjedhje ka një favorit të qartë, kjo mund të dekurajojë një pjesë të votuesve që të dalin në votime. Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale zakonisht sjellin surpriza.

Në një prononcim për BNR, Borjana Dimitrova nga „Alfa Research“ tha se, sipas saj, nuk ekziston ndjesia se bëhet fjalë për një garë që mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm. Sa i përket votimit me makineri në qendrat e votimit me më shumë se 300 votues, ajo tha se qytetarët nuk janë të stepur nga makineritë. „Nuk pres që vetëm prania e makinerive të çojë në një ulje artificiale të pjesëmarrjes në votime“, komentoi ajo.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova