Grupi „Tangra“ i jep jetë të re këngës legjendare „Pagjumësia“

Hënë, 28 Shtator 2026, 07:32

Група "Тангра" дава нов живот на легендарната песен "Безсъние"

Група "Тангра" дава нов живот на легендарната песен "Безсъние"

FOTO: You Tube

Madhësia e shkronjave

„Pagjumësia“ – një nga këngët me të cilat lidhet zëri dhe prania e veçantë e Çoço Vlladovskit – rikthehet në një version të ri nga grupi „Tangra“, këtë herë me zërin e Borisllav Mudollovit (Bobi Kosatkata). Kështu, kjo këngë ikonë e muzikës bullgare, me muzikë të Boris Karadimçevit dhe tekst të Aleksandër Petrovit, i prezantohet një brezi të ri dëgjuesish, pa humbur emocionin dhe forcën e versionit origjinal.

Në versionin e ri, Bobi Kosatkata, Dani Gan­çev, Ivo Çallakov, Stefan Popov dhe Valeri Grigorov – Rio ruajnë frymën e origjinalit, por i japin këngës energjinë dhe stilin e tyre muzikor. Vitet e fundit, kënga zuri një vend të veçantë në koncertet e „Tangrës“ dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Kjo ishte edhe një nga arsyet që grupi vendosi ta regjistronte zyrtarisht.  Pikërisht „Pagjumësia“ bëri që Bobi të bashkohej me „Tangrën“ – Kosjo Markov dhe Dani Gan­çev e dëgjuan duke e kënduar në koncertin me rastin e 60-vjetorit të Aleksandër Petrovit, në sallën „Bullgaria“ në Sofje. Borisllav Mudollov tregon:

Grupi „Tangra“ i jep jetë të re këngës legjendare „Pagjumësia“

FOTO: Facebook/ Тангра

„Ne u njohëm gjatë provave – Mitko Kërnevi më propozoi, sepse Aleksandër nuk më njihte dhe ishte shumë i shqetësuar se kush do ta këndonte këtë këngë. Në fakt, kjo është kënga e tij, ajo që ndodhet në faqen e parë të vëllimit të tij me poezi, pra kënga e tij më e dashur.“

Dani Gan­çev shton:

„Kur Bobi filloi ta këndonte këtë këngë, i shkonte jashtëzakonisht mirë – si nga ana e zërit, ashtu edhe në pamje. Dhe në një moment i thashë mikut tim Kosjo Markov: ky është njeriu! Bobi tashmë është pjesë e „Tangrës“ së re! Kjo këngë është një nga më të rëndësishmet për ne dhe e këndojmë gjithmonë që në fillim të çdo koncerti.“

Kështu do të jetë edhe në koncertin e ardhshëm të „Tangrës“, më 1 tetor në Kino „Kabana“ në Sofje, ku „Pagjumësia“ do të këndohet sërish live.