Patriku Daniill është për vizitë në Jerusalem dhe në Mbretërinë e Jordanisë

Premte, 25 Shtator 2026, 17:37

Patriku Daniill

Patriku Daniill

FOTO: Kisha Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare / Facebook

Madhësia e shkronjave

Me ftesë të Patrikut të Jerusalemit, Teofil III, dhe me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikanës Bullgare, Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, është duke bërë një vizitë paqeje në Patrikanën e Jerusalemit nga 25 deri më 30 shtator 2026, njoftoi shërbimi për shtyp i Patrikanës. Programi parashikon takime zyrtare, vizita në vendet e shenjta të krishtera, si dhe që të dy krerët e kishave të shërbejnë së bashku Liturgjinë e Shenjtë Hyjnore më 27 shtator.

Patriku Daniill

Patriku Daniill

FOTO: BTA - arkiv

Vizita do të vijojë në Mbretërinë e Jordanisë, ku parashikohen takime dhe vizita pelegrinazhi, si dhe një takim i Patrikut bullgar Daniill me Mbretin e Jordanisë, Abdullahun II.

Vizita do të jetë një dëshmi e unitetit në besimin ortodoks dhe e solidaritetit me të krishterët në Tokën e Shenjtë, si dhe e lutjes së përbashkët për paqe në Lindjen e Mesme, njofton Kisha Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova