Lajm
Paga minimale tashmë do të përcaktohet edhe në bazë të kostos së jetesës
Hënë 28 Shtator 2026 08:33
Hënë, 28 Shtator 2026, 08:33
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi një mekanizëm të ri për përcaktimin e pagës minimale në Bullgari. Tashmë, në formimin e saj do të merret parasysh fuqia blerëse, duke pasur parasysh koston e jetesës, nivelin e përgjithshëm të pagave dhe shpërndarjen e tyre, ritmin e rritjes së pagave, si dhe nivelet afatgjata të produktivitetit të punës në vend. Çdo tre vjet do të vlerësohet nëse paga minimale është në nivelin e duhur. Vlerësimi do të bëhet duke u bazuar në dy tregues – 60% të pagës bruto mediane dhe koston e jetesës.
Mekanizmi i ri zëvendëson lidhjen automatike të pagës minimale me 50% të pagës mesatare bruto për një periudhë të mëparshme prej 12 muajsh.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova