LAJME

Lajm

Sofja shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

Shtunë, 26 Shtator 2026, 04:38

Sofja shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Për të satën herë, Sofja i bashkohet aktiviteteve për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Veprimtaria do të zhvillohet sot, më 26 shtator, në Kopshtin e Qytetit, përpara Teatrit Kombëtar „Ivan Vazov“, njoftoi Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari.

Qëllimi i aktivitetit është të promovojë larminë gjuhësore dhe kulturore, mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe interesin për profesionet që lidhen me përkthimin dhe mësimdhënien e gjuhëve, raportoi BNR – Sofje.

Sofja shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve

FOTO: facebook.com/EDLBulgaria

Veprimtaria në kryeqytet do të nisë në orën 10:30 dhe do të vijojë deri në orën 13:30.

Vizitorët do të mund të marrin informacion mbi mësimin e gjuhëve të ndryshme, kurset e gjuhëve, programet kulturore, si dhe mundësitë për studim dhe shkëmbim. Në program përfshihet edhe prezantimi i librave dhe i aktiviteteve të ardhshme kulturore.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova