Lajm
Policia arrestoi drejtuesin e një sekti droge me bullgarë dhe të huaj
Hënë 28 Shtator 2026 09:17
Hënë, 28 Shtator 2026, 09:17
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Një shtetas spanjoll, i cili prej kohësh jeton në Bullgari, u arrestua në Kallofer nën dyshimin për shpërndarje droge, njoftoi Prokuroria e Plovdivit. Burri ishte drejtuesi i një sekti ku bënin pjesë bullgarë dhe shtetas të huaj. Sipas hetuesve, për të ndikuar te anëtarët e grupit, ai përdorte substanca psikotrope të përftuara nga kaktusë dhe kërpudha. Drejtuesi i sektit, i cili sipas hetuesve paraqitej si i vetmi person që mund të komunikonte me “shpirtrat e lartë”, u ndalua për 72 orë.
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare informoi policinë se i dyshuari kishte krijuar në Bullgari një grup ndjekësish, ndaj të cilëve ushtronte ndikim psikologjik përmes ideve pseudo-shpirtërore dhe premtimeve për shërim mendor dhe fizik. Sipas të dhënave të shërbimeve, burri paraqitej si “shaman” i një dijeje të lashtë, të cilën pretendonte se e kishte fituar gjatë udhëtimeve të tij në Amerikë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova