LAJME

Lajm

Trafik jashtëzakonisht i rënduar për kamionët që kalojnë drejt Turqisë

Hënë, 28 Shtator 2026, 10:29

Trafik jashtëzakonisht i rënduar për kamionët që kalojnë drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në fillim të javës së punës, trafiku është i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” me Turqinë, në dalje nga Bullgaria, ku radhët e mjeteve të rënda janë të gjata, njofton Policia Kufitare. Të dielën në mbrëmje, radha e kamionëve që prisnin të hynin në Turqi në autostradën “Marica” arriti në rreth 18 kilometra, mes Svilengradit dhe pikës kufitare “Kapitan Andreevo”. Nga Policia Kufitare bëjnë të ditur se shkak është rritja e shkëmbimeve tregtare gjatë ditëve të fundit. Kapaciteti maksimal i pikës kufitare është kalimi i pak më shumë se 700 kamionëve në 24 orë.

Në pikat e tjera kufitare dhe vendkalimet e vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, kalimi është normal.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova