Ministria kërkon zëvendësimin e etiketave në vesh me GPS për kafshët

Hënë, 28 Shtator 2026, 12:34

Pllamen Abrovski

Pllamen Abrovski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i Bujqësisë, Pllamen Abrovski, deklaroi për BNR-në nga Brukseli, ku po zhvillohet Këshilli i BE-së për Bujqësinë, se pret që të përfundojë rregullorja për Politikën e Përbashkët Bujqësore. “Një nga synimet është që në këtë dokument të përfshijmë një mbështetje të posaçme për prodhuesit e trëndafilave dhe që BE-ja të kuptojë se ekziston një shtet ku ka diçka unike në të gjithë botën”, tha Abrovski.

Së bashku me Greqinë, Qipron dhe Rumaninë, Bullgaria do të paraqesë një pikë që kërkon nga Komisioni Evropian të nisë rishikimin e legjislacionit për blegtorinë, veçanërisht sa i përket luftës kundër sëmundjeve dhe vaksinimit të kafshëve, tha ministri. Ai siguroi se ministria po vazhdon kontrollet për kafshët që ekzistojnë vetëm në regjistra. “Kontrollet janë të përditshme. Ajo që duam të bëjmë është të përzgjedhim në mënyrë eksperimentale një zonë në Bullgari, ku të vendosim GPS gjurmues në të gjitha kafshët. Kjo nuk është bërë më parë në BE. Kjo mund të bëhet mënyra zyrtare e identifikimit të kafshëve në Bashkim”, shpjegoi ministri.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova