LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 29 shtatorin 2026

Të martën do të mbajë mot i vranët, me reshje kryesisht në Bullgarinë Jugore

Hënë, 28 Shtator 2026, 19:23

Parashikimi i motit për 29 shtatorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 8°C. Gjatë natës, vranësirat do të shtohen dhe do të dendësohen nga lindja. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta shiu.

Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen dhe do të dendësohen edhe në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa në skajet veriperëndimore të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Reshje shiu do të ketë kryesisht në pjesën juglindore të vendit. Era do të jetë mesatare, ndërsa në zonat lindore herë pas here e fortë, nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 23°C. Në kryeqytet, temperatura do të jetë rreth 18°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë reshje shiu, më të dendura në pjesën jugore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 19 deri në 22°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 21–22°C, ndërsa deti do të jetë i trazuar, me dallgë deri në 4 ballë.

Në zonat malore do të ketë vranësira të dendura, ndërsa majat më të larta do të mbeten të mbuluara nga retë. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 2000 metra lartësi do të bjerë borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 11°C, ndërsa në 2000 metra rreth 5°C.

Të mërkurën, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të dendura. Në disa zona të Bullgarisë Lindore dhe në rajonet malore do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në male, mbi 2000 metra lartësi, reshje dëbore. Do të vazhdojë të fryjë erë deri mesatare, ndërsa në zonat lindore herë pas here e fortë, nga veriu-verilindja. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova